The key points are temporarily unavailable. You can still read the full Story below.
Main Points
Një 26-vjeçar shqiptar është gjobitur me 10 mijë euro nga Policia Rrugore e Forlì-t në Itali, pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë me një kamion frigoriferik të papërshtatshëm për këtë qëllim. Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët ndaluan mjetin për një kontroll rutinë. Gjatë inspektimit, policia konstatoi se kamioni, i cili ishte i pajisur për transport izotermik të produkteve ushqimore, po përdorej për të transportuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër, të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri. Autoritetet italiane bënë të ditur se drejtuesi i mjetit nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve. Për më tepër, 26-vjeçari rezultoi se nuk posedonte kategorinë e duhur të lejes së drejtimit për këtë lloj mjeti dhe nuk kishte regjistruar certifikimin e tij profesional në tahograf, pajisja që monitoron kohën e drejtimit dhe periudhat e pushimit të shoferit. Si pasojë e shkeljeve të konstatuara, policia vendosi një gjobë prej 10 mijë eurosh ndaj drejtuesit, ndërsa leja e tij e drejtimit u pezullua. Article source: 24 Orë | Image credit: 24 Orë
Një 26-vjeçar shqiptar është gjobitur me 10 mijë euro nga Policia Rrugore e Forlì-t në Itali, pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë me një kamion frigoriferik të papërshtatshëm për këtë qëllim. Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët ndaluan mjetin për një kontroll rutinë. Gjatë inspektimit, policia konstatoi se kamioni, i cili ishte i pajisur për transport izotermik të produkteve ushqimore, po përdorej për të transportuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër, të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri. Autoritetet italiane bënë të ditur se drejtuesi i mjetit nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve. Për më tepër, 26-vjeçari rezultoi se nuk posedonte kategorinë e duhur të lejes së drejtimit për këtë lloj mjeti dhe nuk kishte regjistruar certifikimin e tij profesional në tahograf, pajisja që monitoron kohën e drejtimit dhe periudhat e pushimit të shoferit. Si pasojë e shkeljeve të konstatuara, policia vendosi një gjobë prej 10 mijë eurosh ndaj drejtuesit, ndërsa leja e tij e drejtimit u pezullua.
News Desk is the editorial publishing account for Tringlobe Media News, covering breaking news, public affairs, entertainment, community developments and regional stories across Trinidad and Tobago, the Caribbean and internationally.