Tuesday, October 27, 2026

Top 5 This Week

Related Posts

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim 17 persona, të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Mes të pandehurve janë Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të cilët akuzohen për drejtimin e këtij grupi. Sipas hetimeve të SPAK, grupi dyshohet se ka koordinuar trafikimin e qindra kilogramëve kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, si dhe sasi të konsiderueshme marijuane nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Turqisë. Për komunikimin mes anëtarëve të grupit është përdorur platforma e enkriptuar Sky ECC. Dosja hetimore përfshin tre episode kryesore të sekuestrimit të lëndëve narkotike nga autoritetet ndërkombëtare: Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e cila kishte si destinacion Gjermaninë. Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, të dërguar nga Ekuadori. * Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria. Përveç akuzave për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, njëri prej të pandehurve, Marvin Bushati, akuzohet edhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi këto sende u sekuestruan në banesën e tij gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë më 10 dhjetor 2025. Të pandehurit e tjerë të dërguar për gjykim janë: Bujar Sefa, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Endrit Dokle, Zamir Aliaj, Islam Sefa, Hajdar Sefa, Vidjan Baroka dhe Agim Nina. Secili prej tyre përballet me akuza që variojnë nga pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal deri te trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim, sipas roleve të përcaktuara nga hetimet.

Article source: 24 Orë | Image credit: 24 Orë

Follow us on Instagram: @news.tringlobe
Follow WhatsApp channel: Tringlobe Media WhatsApp Channel
Join a WhatsApp group: Join Albania WhatsApp group

Follow our Whatsapp channel
Like and follow us on Facebook
News Desk
News Desk
News Desk is the editorial publishing account for Tringlobe Media News, covering breaking news, public affairs, entertainment, community developments and regional stories across Trinidad and Tobago, the Caribbean and internationally.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles

Click to listen highlighted text!