The key points are temporarily unavailable. You can still read the full Story below.
Main Points
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se e shtuna e ardhshme mbetet një "ditë me rrezik të lartë" për shkak të protestave të vazhdueshme në vend. Gjatë një vizite në Marsejë të hënën, Macron u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri për të mbrojtur qytetarët, pronat dhe qendrat e qyteteve përballë mobilizimeve të paralajmëruara. Presidenti vuri në dukje se sindikatat kanë bërë thirrje për një mobilizim mbarëkombëtar më 5 nëntor, duke shtuar se qeveria po monitoron situatën për të shmangur vazhdimësinë e këtyre protestave çdo të shtunë. Në lidhje me kërkesat e protestuesve, Macron deklaroi se i ka kërkuar qeverisë të adresojë shqetësimet legjitime që qëndrojnë në themel të kësaj lëvizjeje shoqërore. Në këtë kuadër, ai njoftoi se ministri i Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, do të zhvillojë takime me përfaqësues të komunitetit të shkollave të mesme. Macron la të kuptohet se pas këtyre konsultimeve priten njoftime për masa konkrete dhe iniciativa të shpejta, të cilat synojnë të sjellin ndryshime në një afat të shkurtër kohor. Article source: 24 Orë | Image credit: 24 Orë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se e shtuna e ardhshme mbetet një “ditë me rrezik të lartë” për shkak të protestave të vazhdueshme në vend. Gjatë një vizite në Marsejë të hënën, Macron u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri për të mbrojtur qytetarët, pronat dhe qendrat e qyteteve përballë mobilizimeve të paralajmëruara. Presidenti vuri në dukje se sindikatat kanë bërë thirrje për një mobilizim mbarëkombëtar më 5 nëntor, duke shtuar se qeveria po monitoron situatën për të shmangur vazhdimësinë e këtyre protestave çdo të shtunë. Në lidhje me kërkesat e protestuesve, Macron deklaroi se i ka kërkuar qeverisë të adresojë shqetësimet legjitime që qëndrojnë në themel të kësaj lëvizjeje shoqërore. Në këtë kuadër, ai njoftoi se ministri i Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, do të zhvillojë takime me përfaqësues të komunitetit të shkollave të mesme. Macron la të kuptohet se pas këtyre konsultimeve priten njoftime për masa konkrete dhe iniciativa të shpejta, të cilat synojnë të sjellin ndryshime në një afat të shkurtër kohor.
News Desk is the editorial publishing account for Tringlobe Media News, covering breaking news, public affairs, entertainment, community developments and regional stories across Trinidad and Tobago, the Caribbean and internationally.