Për shkak të bllokimit të mjeteve buxhetore, punimet në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore në Prishtinë janë ndërprerë që nga 12 shtatori. Kryetari i qytetit, Përparim Rama, ka njoftuar situatën përmes një postimi në Facebook dhe ka theksuar se në 10 prej këtyre objekteve sistemet e ngrohjes ende nuk janë funksionale, duke rrezikuar funksionimin normal në periudhën e ftohtë. Rama ka dërguar një kërkesë urgjente për zhbllokimin e mjeteve buxhetore për projektin “Prishtina Public Buildings”, i cili financohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ai i ka adresuar kërkesën ministerit të Financave, Hekuran Murati, duke theksuar rrezikun për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. Në mesazhin e tij, Rama thotë: “Nuk ka asnjë justifikim që bllokatat financiare të vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë! Ministria e Financave duhet të veprojë menjëherë!” Ai shti se Prishtina nuk mund të mbahet peng nga bllokatat financiare, e aq më pak fëmijët e saj.