Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë, investim mbi 4.8 milionë euro

Punimet për asfaltimin e rrugës Junik–Gjeravicë janë drejt përfundimit, me nisjen e shtrimit të segmentit të fundit që çon deri te Lugu i Gjatë. Ky projekt, i cili kap vlerën e mbi 4.8 milionë eurove, është investim i Qeverisë së Kosovës dhe synon të lehtësojë qasjen drejt majës më të lartë në vend, Gjeravicës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, rruga ka një gjatësi totale prej 18 kilometrash. Projekti është hartuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore për të mundësuar qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale në këtë zonë. Pavarësisht progresit në segmentin e fundit, projekti nuk është finalizuar plotësisht. Pas përfundimit të punimeve deri te Lugu i Gjatë, mbetet për t’u kompletuar pjesa fillestare e rrugës. Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjatë realizimit të projektit janë hasur pengesa për shkak të çështjeve pronësore. Për këtë arsye, Ministria i ka kërkuar Komunës së Junikut që të përmbushë detyrimet e saj ligjore, në mënyrë që të mundësohet përfundimi i plotë i këtij aksi rrugor.

Article source: 24 Orë | Image credit: 24 Orë

News Desk: News Desk is the editorial publishing account for Tringlobe Media News, covering breaking news, public affairs, entertainment, community developments and regional stories across Trinidad and Tobago, the Caribbean and internationally.